“Zoti e di sa mercenarë do të humbasë”, ka thënë ai.
Më tej Zelensky ka theksuar, se pavarësisht se forcat ruse janë ende duke u përpjekur të përparojnë në Donbass në lindje të vendit, tani synojnë edhe të lëvizin në jug.
“Ne jemi të organizuar për mbrojtjen dhe më e rëndësishmja nuk e lëmë armikun të arrijë qëllimet e tij.
Rusët thanë se do të merrnin në kontroll Donetskun fillimisht në pranverë, pastaj thanë në verë dhe më pas në vjeshtë. Por dimri po fillon, dhe po shohim se nga rusët ka vetëm humbje”, ka thënë më tej ai