14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Paralajmëron Haradinaj: Protesta e veteranëve do të jetë gjithëpopullore

- Advertisement -

Daut Haradinaj i AAK-së, ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore pasi Kuvendi i Kosovës miratoi në leximin e parë projektligjin për pagën minimale, pa përfshirë veteranët e UÇK-së.

“Protesta është gjithëpopullore edhe thirrja publike e imja është sa më shumë në protestë e sa më pak tendencë për me bo gabime”, tha Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

Ai thotë se protesta duhet të jetë paqësore.

“Ai që ka luftuar për liri, ai nuk e prek institucionin, nuk e dëmton”, thotë ai.

“Me e ngrit zërin, me ngrit shqetësimin, me i kërkuar të drejtat e veta është krejt legjitime. Kjo qeveri që është sot ka ardhur prej protestave, prej rrugës, edhe nuk është marre”, shtoi Haradinaj.

Anëtari i AAK-së ka treguar format se si mund tu plotësohen kërkesat veteranëve të UÇK-së.

“Janë tre forma se si zgjidhet ky problem, e para është amandamentimi, e dyta është tërheqja se qeveria ka drejtë me tërheq, e treta mund të jetë ligj krejtësisht e veçantë për veteranët”, tha Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit