25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Paralajmërohen stuhi të reja në Evropë

- Advertisement -

Masa shumë të fuqishme ajrore jo-stabile me origjinë nga Oqeani Atlantik po vazhdojnë të depërtojnë vazhdimisht në Evropë, por duke mos patur asnjë gjasë që të depërtojnë edhe në Ballkan për shkak të Anticiklonit të fuqishëm afrikan.

Pothuajse çdo ditë në Francë, Gjermani Belgjikë etj. ka stuhi intensive, vende-vende shumë të fuqishme me shkarkesa masive atmosferike dhe breshër të madh. Pas qetësimit një-ditor ose dy pasojnë stuhi të reja që vijnë nga Atlantiku dhe intensifikohen në kontaktin e tyre me ajrin shumë të nxehtë afrikan.

Institutet evropiane për monitorim të stuhive verore kanë paralajmëruar për stuhi të reja intensive të Premten dhe lokalisht edhe gjatë fundjavës.

Vendet ku priten stuhi intensive të Premten janë jugperëndimi dhe juglindja e Francës, lokalisht edhe shumë zona tjera në Francë, pastaj pritet të përfshihet Zvicra, jugu i Gjermanisë, veriu i Italisë dhe tutje pjesë të Austrisë, Çekisë, Polonisë etj.

Një sistem shumë i fuqishëm me presion të ulët atmosferik apo shkëputje ciklonike do të shkaktojë stuhi shumë intensive në vendet që i përmendëm më lartë. Normalisht stuhitë do të jenë të përmasave të mëdha por nuk do të kapin të gjitha zonat. Presioni i ajrit do të ulet edhe në Ballkan gjatë fundjavës, por pa gjasa për ndonjë freski apo reshje të mëdha ngase ajri shumë i fuqishëm sup-stopikal me origjinë nga Afrika veriore nuk do të lejojë krijimin e stuhive të mëdha freskuese, megjithatë priten stuhi të izoluara me breshër kryesisht në shumë vise kodrinore-malore e shumë pak në viset tjera.

Pra, pas reshjeve intensive të këtyre ditëve, stuhi të reja me rrebeshe të rrëmbyeshme shiu parashihen në Evropë të Premten dhe për fundjavë. Në do të mundohemi të jemi më aktiv për të përcjellur gjendjen eventuale sinoptike në Evropë dhe Ballkan./MeteoBallkan

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit