Home Lajme Paralajmërimi i Lajçakut për dinarin serb: Nesër do të mësoni më shumë

Paralajmërimi i Lajçakut për dinarin serb: Nesër do të mësoni më shumë

0
Paralajmërimi i Lajçakut për dinarin serb: Nesër do të mësoni më shumë

Kështu, ai paralajmëroi informacione më shumë rreth kësaj për ditën e nesërme.

“E përmendem këtë çështje, vendimin e BQK-së, por nuk dua të sillem si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, do të ketë informacione nesër për ju, do të mësoni më shumë rreth kësaj.” – tha ai.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Bashkimi Evropian, tashmë kanë dalë me qëndrimet e tyre mbi këtë çështje.

Dje, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e vizitoi BQK-në, duke kërkuar që vendimi për dinarin serb të shtyhet. Pas takimit me guvernatorin e BQK-së, Hovenier theksoi shqetësimin e ShBA-së “lidhur me zbatimin e rregullores së miratuar për operacionet me para të gatshme.”

“Ne besojmë se kjo rregullore, mund të ketë pasoja që nuk janë menduar plotësisht… Pra, ajo që po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave, të japin pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullatat e prekura të mos ndikohen negativisht..Së pari, besoj se këtë vendim e ka marrë Banka Qendrore e Kosovës, e cila është institucion i pavarur. Dhe në fakt, sot në mëngjes pata rastin të takohem me kreun e Bankës Qendrore. Shtetet e Bashkuara absolutisht e pranojnë Kushtetutën e Kosovës. Dhe në fakt, mendoj se është e qartë se ne ndihmojmë në mbështetjen e procesit të miratimit të tij dhe mbështesim dispozitat e tij. Dhe ne presim që Kushtetuta në tërësinë e saj të zbatohet plotësisht në këtë rast konkret. Ne besojmë se kjo rregullore (një pjesë e saj), mund të kenë pasoja që nuk janë menduar plotësisht”. – deklaroi ai.

Tutje, ai kërkoi që zbatimi i disa prej dispozitave të shtyhet.

“Pra, ajo që po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave, të japin pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullatat e prekura të mos ndikohen negativisht”, ka thënë Hovenier.

Po ashtu, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se vendimi për ndalimin e dinarit serb në Kosovë “ngrit shqetësimet lidhur me ndikimin që do të ketë në komunitetet me shumicë serbe”.

“Kjo ngrit shqetësimet lidhur me ndikimin që do të ketë në komunitetet me shumicë serbe, veçanërisht në shkolla dhe spitale, për të cilët asnjë proces alternativ nuk duket i duhur në këtë moment. Rregullorja po ashtu ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës së madhe të serbëve të Kosovës, të cilët marrin pagesa dhe asistencë financiare nga Serbia”, deklaroi Stano.

Sjellim ndër mend që BQK e miratoi javën e kaluar rregulloren e re, që pritet të hy në fuqi nga 1 shkurti, ku mes të tjerash theksohet se se valuta e vetme e pranuar për kryerjen e pagesave dhe transaksioneve në Kosovë është euroja.

Exit mobile version