Napoli nuk ka arritur më tepër se një barazim 1-1 para shikuesve të vet në Ligën e Kampioonëve, përballë Unionit të Berlinit.
Vendësit krijuan avantazhin në minutën e 39’ me anë të Politanos, për rezultatin e pjesës së parë. Megjithatë, pas 7 minutave në pjesën e dytë, Fofana barazoi shifrat duke i dhënë verdiktin final takimit.
Pas 4 ndeshjeve Napoli ka 7 pikë, ndërsa është kjo e para për Unionin e Berlinit. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, luajti 90 minuta për skuadrën italiane.