Ai ka thënë se sipas këtyre të dhënave që janë publikuar nga Barometri Ballkanik 2024 të cilat i ka shpërndarë Lëvizja Vetëvendosje, i bie që Kosova ka papunësinë më të vogël edhe se Gjermania e Zvicra.
“Kjo po i bie që papunësia në Kosovë është më e vogël se në gjitha shtetet e Evropës. Në vende evropiane nisë prej 6% e të poshtë. Kjo po i bie që Kosova e ka papunësinë më të vogël se Spanja, Gjermania, se sa Zvicrra kjo nuk qëndron. Çfarë rrene që shihet prej aeroplani. Këta numra janë tentim i manipulimit publik”, ka thënë Tahiri në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Sipas Barometrit Ballkanik, mesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%.
Në 1000 persona të pyetur Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%.