8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Pancerat” shkelin “Tulipanët” në Mynih, Hungaria triumfon ndaj Bosnjës

- Advertisement -

Favoritët kërkonin fitore dhe fitore arritën të regjistronin.

Gjermania dhe Hungaria nuk kanë zhgënjyer në xhiron e katërt të fazës së grupeve, të UEFA Nations League, me “Pancerat” që kanë mundur në shtëpi Holandën, ndërsa hungarezët triumfuan në transfertën boshnjake.

Kështu, në “Allianz Arena” të Mynihut mjaftoi vetëm një gol i “fantazistit” të Stuttgart, Jamel Leweling për të siguruar fitoren e madhe, me djemtë e Julian Nagelsmann që e mbyllën sfidën në shifrat 1-0.

Në krahun tjetër, “ylli” i Liverpool, Dominik Szoboszlai ishte protagonisti absolut në fitoren e Hungarisë, në “Bilino Polje”, të Zenicës ndaj përfaqësueses së Bosnje Hercegovinës, duke shënuar të dy golat në triumfin 2-0, fillimisht në minutën e 38’-të falë një pasimi të Nagy e më pas në të 50’-n minutë pas ekzekutimit perfekt të një 11-metërshi.

Falë këtyre rezultateve, Gjermania ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe vijon të mbetet në vendin e parë të Grupit A3 e ndjekur nga Holanda me 5 pikë dhe Hungaria, po me 5 pikë, ndërsa në vendin e fundit është Bosnje Hercegovina me vetëm 1 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit