Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar për një stërvitje ushtarake.
Më saktë, përmes një postimi në Facebook, Ministria e Mbrojtjes e shtetit shqiptar ka treguar se është realizuar për herë të parë fluturimet stërvitore gjatë natës me dronë.
“Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet pëdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës.
Operarorët e dronëve #Bayraktar testuan aftësitë manovruese në kushtet e errësirës, me qëllim rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie të Forcave tona të Armatosura” – thuhet në njoftim.