Protestuesit anti-qeveritar në qytetin kryesor të Kazakistanit, Almaty, e kanë sulmuar zyrën e kryetarit të qytetit në ditën e dytë të protestave kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Mijëra njerëz dolën rrugëve të mërkurën pavarësisht gjendjes emergjente në disa zona. Të martën, presidenti e pranoi dorëheqjen e qeverisë dhe tha se do të kthehen çmimet e ulëta të karburanteve.
Protestat në shtetin e pasur me naftë janë të rralla. Ish-republika sovjetike kontrollohet fort nga qeveria, shkruan BBC
Në Almaty, policia hodhi granata shoku e gaz lotsjellës në drejtim të mijëra protestuesve, por nuk arriti që t’ua ndalojë hyrjen në zyrën e kryetarit të qytetit, raporton agjencia AFP.
Ka raportime se ka turma njerëzisht afër ndërtesave zyrtare edhe në qytetet e tjera dhe duket se shërbimi i internetit është ndërprerë në mbarë vendin.
https://www.bbc.com/news/av-embeds/59876093/vpid/p0bfcdcp