-1.4 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Paketa e re e armëve prej 175 milionë dollarësh për Ukrainën, Blinken: Një nga të fundit që aktualisht mund të sigurojmë

Gjersa presidenti amerikan, Joe Biden po fliste në Shtëpinë e Bardhë, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se do të sigurojë një paketë të re armësh dhe pajisjesh prej 175 milionë dollarësh (162 milionë euro) për Ukrainën.

Kjo vjen nën tërheqjet e udhëzuara më parë dhe është e ndarë nga financimi shtesë për Ukrainën, të cilën udhëheqësi amerikan po kërkon ta miratojë Kongresi amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se paketa e fundit e armëve do të jetë “një nga të fundit” që Uashingtoni mund t’i japë Ukrainës.

Ai i bëri jehonë thirrjes së Bidenit që Kongresi amerikan të miratojë kërkesën urgjente të financimit të luftës në Ukrainë, raporton skynews.

Ndërkohë, Biden i ka kërkuar Kongresit amerikan të votojë buxhetin shtesë për financimin e luftës së Ukrainës para se të fillojnë pushimet e fundvitit.

Lideri amerikan thotë se udhëheqësit e Kongresit janë “të gatshëm t’i japin Putinit dhuratën më të madhe për të cilën mund të shpresonte ai dhe të braktisin udhëheqjen tonë globale”.

Ndryshe, disa ligjvënës republikanë janë kundër votimit të një buxheti të ri që do ta ndihmonte Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit