Me gjithë temperaturat e larta, qytetarët janë detyruar të presin gjatë për t’u pajisur me dokumente në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Rritja e fluksit ditëve të fundit dikujt po i’a pamundëson kryerjen e sherbimeve.
Andaj mërgimtarët po kërkojnë që kjo mënyrë e paisjes me shtetësi, lejeqëndrimin për punësim, studime, bashkim familjar, si dhe kategori të tjera të ndryshohet.
Deri para disa muajve për kryerjen e këtyre shërbimeve ka funksionuar sistemi i termineve, por aplikantët kërkojnë rikthimin e tij.
Kërkesa e përvjetshme është bërë e besdizshme për një burrë i cili e ka gruan me shtetesi te huaj.
Klan Kosova ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me pritjet, numrin e aplikimeve dhe nëse do të rikthehet sistemi i termineve, por nuk kan kthyer përgjigjje.






