Pagesa për ndihmësit: Komunat në protestë, kundër KQZ-së (VIDEO)

- Advertisement -

Zgjedhjet parlamentare po iu kushtojnë nga buxhetet edhe komunave të Kosovës.

Ato po detyrohen të paguajnë për personelin ndihmës që do të angazhohet në procesin zgjedhor parlamentar të 7 qershorit. Për këtë çështje ata kanë paralajmëruar veprime, raporton Klankosova.tv.

Deri më tani nuk ka një vendim nëse në zgjedhjet e qershorit do të ndryshojë mënyra e pagesës për personelin ndihmës zgjedhor.

Në anën tjetër, AKK ka shprehur shqetësim edhe për kontratat kolektive nga të cilat u tha se po zbrazet buxheti komunal.

Të ngjashme

Të fundit