28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

“Padrino” i bandës shqiptare: Nuk vodha në shtëpinë e Messit, shkak respektit

- Advertisement -

Shumë futbollistë të njohur në botë si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos e Karim Benzema ishin cak i vjedhjeve në shtëpitë e tyre.
Madje, autorët e disa prej vjedhjeve ishin shqiptarë.

E njëri nga padrinot shqiptarë ka treguar se pse grupi që ai udhëheq, nuk e vodhën edhe shtëpinë e fituesit të tetëfishtë të “Topit të artë”, Lionel Messi.

Ai në një intervistë për gazetarin Carlos Quilez, në emisionin “Sumario Abierto” tha se nuk e bëri për shkak të respektit për argjentinasin.

“Rreth një vit më parë të tjerë me ofruan për ta vjedhur shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta shikuar, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij”.

Pandrino i bandës së shqiptarëve deklaroi po ashtu se po ashtu i kishte parandaluar edhe të tjerët që ta bënin një gjë të tillë.

“Disa herë i kam ndaluar edhe njerëzit e tjerë që donin të vidhnin në shtëpinë e Messit, njerëzit që më kanë pyetur, por unë nuk mund t’i ndalojë të gjithë. Për ato që kam mundur jam krenar për këtë”.

Gazeta spanjolle ka shkruar se “Alberto”, emri me të cilin u identifikua bosi i grupit shqiptar udhëheq 100 persona. Prandaj nga ajo se çfarë shkruan edhe mediumi spanjoll AS, kapaciteti i tij është shumë i madh për të siguruar informacione dhe për t’i parandaluar vjedhjet siç është ajo e shtëpisë së Lionel Messit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit