5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pacolli thotë se aeroplani i tij u la në ajër për 37 minuta, kërkon llogari nga përgjegjësit

- Advertisement -

Behgjet Pacolli ka thënë se aeroplani i tij me shtatë pasagjerë është lënë dje në ajër për 37 minuta.Ish-presidenti ka kërkuar llogari nga përgjegjësit që sipas tij kanë bërë këtë veprim duke keqpërdorur detyrat zyrtare.

Reagimi i plotë:

Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt;

• Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë.
• Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.
• Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim.

Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim.

Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim.

https://www.facebook.com/share/p/4WmPyXHdDzojapAE/?mibextid=oFDknk

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit