24 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Pacolli: Tepër vonë për të vajtuar apo lavdëruar atë që ndodhi në Ohër, ta mbështesim qeverinë në zbatimin e marrëveshjes

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me dakordimin e mbrëmshëm në zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel.

Pacolli tha se duhet lënë anash inatet e lëvdatat dhe së bashku t’i drejtohemi të ardhmes.

U bëj thirrje të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe çdo qytetari që të mbështes qeverinë në zbatimin me përgjegjësi të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje. Nga ana tjetër, kryeministri duhet të kuptojë se bashkëpunimi me faktorë të tjerë në Kosovë është i pashmangshëm”, tha Pacolli.

“Kosova mbi të gjitha”,shtoi ai.

Ndryshe mbrëmë në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq, janë dakorduar për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit.

Postimi i plotë:

Tani është tepër vonë për të vajtuar apo lavdëruar atë që ndodhi, e djeshmja nuk ishte një ëndërr por një realitet. Në këtë situatë të re, t’i lëmë mënjanë (për një moment) analizat e rrethanat pse e si ndodhi, inatët e lavdatat dhe ti drejtohemi së ardhmes.

Nuk besoj se ka njeri në Kosovë që nuk i pëlqen perspektiva paqësore e rrugëtimit tonë.

U bëj thirrje të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe çdo qytetari që të mbështes qeverinë në zbatimin me përgjegjësi të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

Nga ana tjetër, kryeministri duhet të kuptojë se bashkëpunimi me faktorë të tjerë në Kosovë është i pashmangshëm. Së bashku jemi më të ditur dhe më të fortë.

  1. Kosova mbi të gjitha!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit