22.9 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Pa kaluar dy muaj nga Banjska, Vuçiq i thotë O’Brienit se “po avokon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar në Paris me Ndihmës Sekretarin e DASH për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien. Siç ka shkruar kreu i shtetit serb, me O’Brien kanë folur për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Siç pretendon Vuçiq “Serbia po avokon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, dhe se po lufton për ruajtjen e jetës së serbëve në Kosovë”.

Këtë deklaratë kreu i shtetit serb e ka bërë kur s’kanë kaluar as plotë 2 muaj nga sulmi në Banjskë, që u krye me armë të ushtrisë serbe dhe nga top-zyrtari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

“Një bisedë e dobishme me të dërguarin e Departamentit të Shtetit James O’Brien për të gjitha çështjet e rëndësishme dypalëshe, marrëdhëniet rajonale dhe zhvillimet globale.Është folur edhe për vazhdimin e dialogut në Bruksel, ndërsa Serbia ka theksuar edhe një herë se po lufton për ruajtjen e jetës së serbëve në Kosovë se po avokon për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit