Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Spanjës dhe Anglisë.
Finalja e “Euro 2024” ishte interesante në pjesën e parë, ku pavarësisht dominimit të Spanjës në posedim, rastet ishin thuajse të barabarta.
“La Roja” mbajti më shumë posedimin duke tentuar të krijojë nga krahët, derisa Anglia provoi me disa kundërzbritje të shpejta.
Rastin më të mirë në ndeshje e kishte sulmuesi Alvaro Morata, mirëpo ylli i Atleticos dështoi të shënonte nga afërsia me mbrojtësit që ia devijuan goditjen.
Një rast tjetër i diskutueshëm ishte kur Declan Rice bëri një ndërhyrje brenda zonës, duke e kapur për trupi kundërshtarin mirëpo që gjyqtari as nuk e shikoi VAR-in.
Kurse, sa i përket Anglisë rrezikuan vetëm në kohën shtesë përmes Phil Foden që tentoi një mini vollej mirëpo Unai Simon e ndali pa asnjë problem.
Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do të kemi një fitues apo nevojiten vazhdimet ose edhe penalltitë.