10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Pa fitues në klasiken evropiane, gjithçka vendoset në “Santiago Bernabeu”

- Advertisement -

Ka mbaruar pa fitues derbi i gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.

Përballja ishte e zjarrtë nga minuta e parë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.

Bayern e nisi shumë më mirë duke mbajtur posedimin si dhe pasur dy raste të arta përmes Harry Kane e Leroy Sane, por që s’i finalizuan.

Kur askush s’e priste, Toni Kroos dhuroi një asistim magjik te Vinicius Junior – i cili me një finalizim fantastik e kaloi Realin në epërsi.

Bayern prapë e nisi më mirë pjesën e dytë dhe tregoi në fakt fillimisht fytyrë krejtësisht ndryshe. Së pari Leroy Sane realizoi një supergol pas një driblimi për ta barazuar rezultatin (53’).

Ndërsa, katër minuta më vonë Harry Kane e përmbysi epërsinë pasi Musiala u faullua brenda zonës (57’).

Real Madridi megjithatë assesi s’u dorëzua duke arritur ta barazojë rezultatin. Ishte Rodrygo që u faullua brenda zonës duke fituar një penallti, të cilën e konkretizoi sërish Viniciusi (83’).

Ky rezultat doli të jetë përfundimtari, andaj javën tjetër do të vendoset gjithçka në “Santiago Bernabeu”. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit