Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, është deklaruar pas takimit me homologun e tij nga Kosova, Besnik Bislimin në Bruksel, nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.
Sipas tij, ‘Kosova nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë”.
Petkoviq, megjithatë, konfirmoi deklarimin e Bislimit në lidhje me insistimin për formimin e Asociacionit të komunave serbe.
“Dialogu është vendi i vetëm për zgjidhje kompromisi, ndryshe nga java e kaluar kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i gatshëm për bisedime, ndërsa Kurti refuzoi të bisedonte,” tha Petkoviq për gazetarët pas takimeve, raporton Tanjug.