Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar familjen Meniqi për t’u shprehur ngushëllimet pas humbjes së parakohshme të Drilon Meniqit, i cili humbi jetën në një aksident trafiku të ndodhur të shtunën mbrëma në Vushtrri.
Gjatë vizitës, Osmani bashkëndjeu me familjarët për humbjen e 22-vjeçarit dhe theksoi se ngjarja e rëndë ka prekur jo vetëm familjen Meniqi, por edhe qytetarë të shumtë në mbarë vendin.
Drilon Meniqi humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë. Sipas informacioneve të deritanishme, ai ishte duke drejtuar një motoçikletë kur u përfshi në një aksident me një veturë në afërsi të mobilerisë “Berto” në Vushtrri.
Vdekja e tij ka ngjallur reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi nga figura politike, institucione dhe qytetarë të shumtë.






