Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, kanë vizituar familjen Bunjaku në Prishtinë.
Osmani, në postimin e saj, ka falënderuar familjen Bunjaku për pritjen e ngrohtë.
‘’Sot në vizitë te familja Bunjaku në Prishtinë🤍
Mes mikpritjes, respektit dhe bisedave të sinqerta me miq e bashkëpunëtorë, forcohet bindja se Kosova ecën përpara kur qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Faleminderit për pritjen e ngrohtë’’, ka shkruar ajo.






