Presidentja Vjosa Osmani sot i është adresuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në fjalimin e saj vjetor.
Osmani gjatë fjalimit të saj ka thumbuar kryeministrin Kurti dhe deputetë të VV-së në lidhje me raportet me ndërkombëtarët, por edhe talljet që janë bërë ndaj tyre.
“Asnjë popull nuk e ja ka dal vetëm dhe asnjë shtet nuk ka sukses në izolim, andaj rendësisa e ruajtjes dhe forcimit të aleancave është e paqmushme, historia politike na mëson se dobësimi I aleancave ose partneritetëve është një gabim strategjik të punosh me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj fuqishëm se forca jonë më e fuqishme qendron pikërisht në partneritetet tona, aleancat mes shteteve janë më mëdha e më të rëndësishmë se sa cilido prej neve si politikan apo cilado palë zgjedhjesh. Ato janë gurthemel I sukseseve tona dhe investim në një të ardhme ku Kosova do të jetë anëtare e barabartë në komunitetin euroatlentik të kombeve të lira. Aleanca janë ktu për të na mbrojtur prandaj vënja në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to apo cënimi I tyre e cënon vetë mbrojtjen e republikës tone…”, tha Osmani
“Prandaj asnjëherë nuk e kam kuptuar as nuk e kam mirëkkuptur as talljet që bëhen në llogari të aleatëve as sulmet ndaj tyret as kepërdorimet në emër të tyre për të fituar pushtet”, shtoi Osmani.
Kujtojmë se PDK dhe AAK kanë refuzuar pjesëmarrjen në Kuvend ku Osmani po mban fjalimin.