2.9 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Osmani takon ambasadorin e BE-së, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit në vend, procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje angazhimin dhe prezencën e Misionit Vëzhgues të BE-së.

Në takim u diskutua gjithashtu për një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javët dhe muajt në vijim. Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të  bashkëpunimit në  mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit, me fokus të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Kosovës.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit