Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo gjatë vizitës së saj në supërfuqinë botërore, ka ndarë fotografi me Presidentin Bill Clinton si dhe ish-Sekretaren Hillary Clinton.
“Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës!
Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm” – ka shkruar Osmani.