Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë.
Osmani ka publikuar fotografi nga kjo ceremoni, ku shihet e ulur afër Princit William.
“Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi Ëilliam për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë. Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri. ”, ka shkruar Osmani.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=879540910197116&id=100044236458899&mibextid=Nif5oz