-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Osmani priti në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së, ambasadorin Michael Davenport

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit Davenport në krye të OSBE-së në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, për të cilat Kosova po tregon progres të vazhdueshëm.

Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, Presidentja e falënderoi ambasadorin për punën e deritanishme në Kosovë dhe në të njëjtën kohë i ka uruar sukses në angazhimet e tij të mëtejshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit