Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlut Çavusoglu.
Takimi Osmani – Çavusoglu, pritet të filloj nga ora 11:00 dhe mbahet në Kabinetin e Presidentës, njofton Zyra e Presidentës.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media. P.S Luten mediat e interesuara për ta përcjellë takimin të jenë në Presidencë në orën 10:50”.