15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Osmani përkujton Fehmi Aganin

- Advertisement -

Në 24-vjetorin e vrasjes, Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar akademik Fehmi Aganin.

Ajo tha se Agani ishte emblematike për lirinë e Kosovës dhe dorë e djathtë e ish-presidentit Rugova.

“Sot e kujtojmë me respekt akademik Fehmi Aganin, figurën emblematike të lëvizjes për lirinë e Kosovës, njeriun që përkushtimin e tij ndaj dijes e arsimit e kombinoi me aktivitetin politik, duke qenë dorë e djathtë e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, me të cilin u angazhua deri në vdekje në përmbushjen e idealit për Kosovën shtet të pavarur. Më 6 maj të vitit 1999, në agun e lirisë, vizionari e përbashkuesi, akademik Agani u vra mizorisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë. Vizioni dhe trashëgimia e tij për Kosovën do të jetë frymëzim për brezat”, tha Osmani.

Osmani tha se kujtimi për akademik Aganin do të jetë i përhershëm, kurse “sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm!”.

President Osmani: Professor Agani, a unifying figure and a consistent  politician with a clear vision - News & Events - President of the Republic  of Kosovo - DR. VJOSA OSMANI - SADRIU

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit