5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Osmani përkujton Bajram Kelmendi dhe djemtë e tij, kërkon drejtësi

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin në 25 vjetorin e vrasjes nga forcat serbe. Ajo tha se 25 vjet më parë, Kosova ka humbur luftëtarin për të drejta të njeriut, ndaj edhe kërkohet që autorët këtij krimi të dalin para drejtësisë.

“Një ditë pasi që u rrëmbyen nga shtëpia e tyre nga forca të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, u ekzekutuan mizorisht. Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë për vënien e autorëve të krimit para drejtësisë për vrasjen e avokatit Kelmendi dhe djemve të tij”, ka shkruar Osmani.

Kelmendi, sipas tij, bëri një jetë të tërë në mbrojtje dhe kërkim të drejtësisë, ndaj “i detyrohemi vendosjes së drejtësisë”.

“Veprimtaria e avokatit Kelmendi mbetet trashëgimi e çmuar për ne dhe për brezat. Qoftë i përhershëm kujtimi për Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij!”, ka shkruar presidentja Osmani në rrjetin social  Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit