24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Osmani për rastin e Jakup Krasniqit: Po hetohet kush ndërhyri në uebfaqe

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se janë duke vazhduar hetimet për gjetjen e personit që ka bërë ndërhyrje në uebfaqen e presidencës, duke e prezantuar Jakup Krasniqin si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme”, është shprehur presidentja.

Ajo ka thënë se sapo të zbulohet kush ka bërë ndërhyrje, do të japin më shumë detaje.

Dje, këshilltari i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi.

Presidenca i kërkon falje familjes së Jakup Krasniqit. “U sigurojmë se ky veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim të askujt nga ekipi i saj”, ka theksuar Kupina.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit