Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka takuar Presidenten Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online. Ato nënshkruajtën një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Gjatë konferencës për media presidentja Osmani tha se aleanca e Kosovës me SHBA-të është e përjetshme dhe kjo po pasqyrohet vazhdimisht.
“Aleanca jonë e përjetshme pasqyrohet dhe zgjerohet vazhdimisht. Vizita e zonjës Allen dëshmon përkushtimin tonë të ndërsjelltë. I shpreha mirënjohejen e popullit të Kosovës për Shtetet e Bahkuara të Amerikës dhe se kjo mbëshetje po vazhdon edhe sot. Bashkëpunimi ynë është materializuar në forma të ndryshme. Kjo marrëveshje është dëshmi e fuqizimit mes dy shteteve tona.Jam jashtëzakonisht e lumtur që nënshkruam këtë marrëveshje që të bashkojmë forcat kundër manipulimit të informacioneve. Fushatat dezinformuese synojnë ta cenojnë demokracinë në shtetet tona. Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme sidomos nga Rusia e cila po synon të sjell detabilizim. Këto forca dashakeqëse synojë të sulmojnë shtetet tona.Marrëveshja e sotme është në këtë funksion nuk përbën një tjetër marrëveshje por synon një pikë kthese në bashkëpunimin tonë dhe lehtëson shkëmbimin e informacionit dhe manipulimit të informacionit”, ka thënë Osmani.