24.2 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

Osmani ‘pajtohet’ me Kurtin, e ‘zhdukë’ nga fotografia Gërvallën!

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se i ka mbetur shumë hatri në kryediplomaten Donika Gërvalla, e cila nuk e ka konsultuar për letrën që ia ka dërguar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

E para e vendit ka shkruar një status për përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ku ka marrë pjese edhe kryediplomatja Gërvalla.

Për këtë ngjarje që është mbajtur dje, Osmani ka postuar edhe disa fotografi, por në asnjë prej tyre nuk është afër Gërvallës.

Vetëm në njërin prej tyre shihet kryetarja e Listës Guxo.

Madje, Osmani ka zgjedhur të posti një foto me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ndërsa ministrja Gërvalla “mbulohet” nga një valltar.

“Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë! Mbrëmë shënuam përvjetorin e kësaj ngjarjeje historike, që përkon edhe me 25 vjetorin e çlirimit të shtetit tonë.”, ka shkruar Osmani.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit