11.1 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Osmani: Njohjet e reja, një ritëm i cili nuk do të ndalet

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik, në një foli për pritjet që shtetit të Kosovës do t’i vijnë njohje të reja, pasi mbrëmë edhe një shtet afrikan pas Kenias, Sudani, e njohu Republikën tonë.

Kjo duket edhe si proces i zhbllokuar pas një periudhe 5-vjeçare, kur Kosova nuk e kishte marrë njohjen nga asnjë shtet.

Osmani në një  intervistë për RTK-në tha se është momentum shumë i mirë që tani kemi edhe dy njohje të reja nga shtete jashtëzakonisht të rëndësishme jashtëzakonisht të fuqishme me impakt në kontinentin afrikan por edhe më tej, në mënyrë që të jepet një rienergjizim gjithë këtij procesi por nuk është që vetëm këto dy njohje janë zhvillim pozitiv në këtë proces .

“Ka shumë shtete me të cilat ne punojmë më shumë se një dekadë dhe tek pastaj vjen vendimi dhe është momentum shumë i mirë që tani kemi edhe dy njohje të reja nga shtete jashtëzakonisht të rëndësishme jashtëzakonisht të fuqishme me impakt në kontinentin afrikan por edhe më tej, në mënyrë që të jepet një rienergjizim gjithë këtij procesi por nuk është që vetëm këto dy njohje janë zhvillim pozitiv në këtë proces”, ka thënë  Osmani.

Të shtunën Kosova është njohur nga Sudani, ndërsa javë më parë nga Kenia.

Të ngjashme

Të fundit