- Advertisement -
Bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë fotografi nga takimi në Zhabar të Mitrovicës, nga ku ka prezantuar kandidaten nga ky vend, për të cilën tha se është kthyer nga Londra, për të përfaqësuar qytetarët e Mitrovicës në Kuvend.
Postimi i plotë:
Një takim i këndshëm me familjen e kandidates sonë, Brikena Muharremi, në Zhabar të Mitrovicës. Bisedë e hapur për sfidat me të cilat ballafaqohemi dhe, mbi të gjitha, për të ardhmen e ndritur që na pret.
Brikena është kthyer nga Londra, pas një karriere jashtëzakonisht të suksesshme, për t’u ofruar qytetarëve të Mitrovicës dhe të gjithë Kosovës mundësinë për të zgjedhur punën e ndershme dhe vlerat më të larta në përfaqësim.






