Presidentja Vjosa Osmani është shprehur falënderuese për kontributin e dhënë të ushtrisë amerikane ndaj Kosovës.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ndaj Kosovës ishin 25-vite shërbim dhe mbështetje e palëkundur e ushtrisë amerikane.
“‘Camp Bondsteel’ është mishërim i vërtetë i miqësisë së përjetshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”.
“Në këtë 25 vjetor të çlirimit dhe çdo ditë tjetër: Faleminderit!”, ka shkruar Osmani.