15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Osmani në Këshill të Sigurimit: Nëse ka ende kryetarë shqiptarë në Veri, serbët duhet ta falënderojnë Vuçiqin

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ndër të tjera ka folur edhe për votimin e djeshëm  në Veri. Ajo ka thënë se bojkotimi i zgjedhjeve kishte ndodhur edhe vitin e kaluar dhe se kjo ndodhi edhe dje për shkak të Beogradit dhe Listës Srpska.

“Pavarësisht këtyre sfidave, Kosova iu përmbajt vlerave të saj, demonstroi maturi politike në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare” tha Osmani për votimin e djeshëm.

“Nëse ka kryetarë shqiptarë ende në zyrtat e tyre në komunat e Veriut, serbët e Kosovë duhet ta falënderojnë Vuçiqin” ka thënë ajo.

Tutje ajo ka përmendur edhe rastin e politikanit serb Nikola Sanduloviq që kishte vënë lule mbi varrin e vajzës 7 vjeçare në Prekaz të vrarë nga forcat serbe, i cili pas kthimit në Serbi  ishte arrestuar dhe torturuar  në burgjet serbe.

Ky është fati i secilit serb që nuk i mbahet linjës së këtij njeriu” ka thënë Osmani.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit