24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Osmani: Marrëveshja me ShBA-në, dëshmi e mbështetjes së Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes në vlerë prej 34.72 milionë euro me ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogleg, tha se Kosova si rezultat i kësaj marrëveshje do të ketë në dispozicion gati 35 milionë dollarë projekte të cilat sipas saj, do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Osmani njëherit theksoi se kjo marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Koosvës.

“Do të kontribuojë drejpërdrejtë në plotësimin e e objektivave zhvillimore të vendit tonë. Sotë së bashku me SHBA-të nënshkruam marrëveshjen e grantit për zhvillim si rezultat i saj do ti kemi në dispozicion gati 35 milionë dollar për projekte të cilat kontribojnë në përmirësimin e qytetarëve tanë pa dallim. Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj”, tha Osmani.

Teksa ka shprehur mirënjohje të thellë për siç tha ajo, vendosmërinë e palëkundur të SHBA-së, që të jenë krah Kosovës në përpjekjet kah zhvillimi dhe nevojat e qytetarëve.

“Në përpjekjet tona për të garantuar nëj të ardhme më të begatë për qytetarët tanë SHBA-të nuk kanë ofruar vetëm mbështetje por një parnteritet të vërtetë një partneritet të ndërtuar në besim të ndërsjellë dhe të fuqizuar nga vlerat e përbashkëta andaj në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës ju shprehë mirënjohjen tonë të thellë për vendosmërinë e palëkundur që të jeni krah nesh në përpjekjet ton apër të ndërtuar një Kosovë të orientuar kah zhvillimi dhe nevojat e qytetarëve tanë”, shtoi Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit