13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Osmani: Marrëveshja e Ohrit, rruga e vetme për të ecë përpara

- Advertisement -

Kryesuesi aktual i OSBE-së, njëherit Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në konferencën përmbyllëse të samitit të OSBE-së në Shkup tha se kompromiset janë të vështira, por ato shërbejnë për të korrigjuar keqkuptimet në mënyrë që të hapen rrugët për të ardhme më të mirë.

“Më lejoni të theksoj rëndësinë e kompromisit. Unë jam Ministër i Jashtëm i një vendi që ka bërë kaq shumë kompromise të vështira që nga pavarësia e tij dhe më besoni se ishin shumë më të dhimbshme në krahasim me këto, por ky kompromis ishte i nevojshëm që OSBE-ja të vazhdonte punën e tij të rëndësishme. Kompromiset janë të vështira dhe shpesh të dhimbshme. Ato shërbejnë për të korrigjuar keqkuptimet historike, por edhe për të hapur shtigjet drejt një të ardhmeje më të mirë. Duke i vënë gjërat në një këndvështrim historik, këtu vjen përsëri fjala historike dhe mendoj se të gjithë mund të krenohemi për arritjet në një vit plot sfida, me një sy nga e ardhmja që lundruam nëpër shumë kthesa për të gjetur një bazë të përbashkët për OSBE-në.”, tha ai.

Ai shtoi se në organizatë ka mendime të ndryshme dhe se OSBE-ja shërben si platformë për të ndarë të mirën nga e keqja.

I pyetur nga gazetarët se pse Rusia ka mbështetur disa vendime të samitit, Osmani tha se konsensusi është në ADN-në e organizatës dhe se nuk ka asnjë vendim në OSBE që nuk bëhet pa konsensus.

Ndërkaq i pyetur nëse OSBE-ja i ka kërkuar llogari Serbisë për tensionet në veri të Kosovës, përkatësisht agresionin e saj territorial dhe kushtetues në Kosovë, Osmani tha se Marrëveshja e Ohrit është rruga e vetme përpara.

“Epo, unë mund t’ju jap qëndrimin tim kombëtar, si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë i qartë. Ne kemi njohur Republikën e Kosovës, kemi pritur dialogun Serbi-Kosovë në Ohër, i cili ka prodhuar marrëveshjen e Ohrit, e cila e konsiderojmë se është rruga e vetme përpara, me synim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me qendër njohjen reciproke. Dhe ky është qëndrimi ynë kombëtar, tha Osmani”

Diplomati maqedon gjithashtu tha se shpreson që Kosova të bëhet anëtare e OSBE-së, por që duhet miratimi i vendeve anëtare.

“Shpresoj që Kosova së shpejti të bëhet anëtare pjesëmarrëse në OSBE. Megjithëse, siç fola gjatë fjalës sime hyrëse, kjo është një organizatë e bazuar në konsensus. Pra, ne kemi nevojë për konsensusin e të 57 shteteve pjesëmarrëse për të përfshirë një shtet të ri pjesëmarrës. Por besoj se atëherë Kosova do të jetë më e pranueshme për instrumentet nëse mund të them për OSBE-në edhe pse tani operacioni ynë në terren i OSBE-së është duke punuar ngushtë me institucionet, dhe sigurisht me atë në Beograd po ndjek nga afër këto dinamika që përmendët”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit