Osmani: Ky është veç hapi i parë drejt ringritjes – kjo rritje na jep shpresë

- Advertisement -

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ku partia mori 17.69% të votave, duke siguruar 20 mandate në Kuvend, sipas rezultateve preliminare.

Osmani tha se kjo përfaqëson rritjen më të madhe elektorale mes partive në këto zgjedhje dhe një konfirmim të vizionit të LDK-së.

“Dua edhe njëherë t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për përkrahjen që na kanë dhënë në këto zgjedhje, të cilat, përkundër kohës tepër të shkurtër që kishim në dispozicion për fushatë dhe për të prezantuar vizionin tonë, e rritën LDK-në apo votën elektorale për rreth 34 për qind, apo tani jemi në 20 mandate, e që është rritja më e madhe që ka pasur cilido subjekt politik që ka garuar në këto zgjedhje”, tha Osmani në konferencë për media.

“Natyrisht që ky është veç hapi i parë drejt ringritjes, por kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë dhe, edhe me shumë më shumë punë në terren, afër qytetarëve tanë, besoj që LDK-ja do të vazhdojë të ringritet edhe më tej”.

Të ngjashme

Të fundit