21.5 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Osmani, Kurti dhe Konjufca organizojnë pritje të përbashkët për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës

- Advertisement -

Njëzet e pesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Kosova, këto ditë po zhvillon organizime të ndryshme për ta shënuar këtë ditë.

Për sot në orën 17:00 është paralajmëruar pritja shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti, në 25-vjetorin e çlirimit.

Po ashtu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Kjo në rastin e organizimit për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Takimi do të zhvillohet në orën 09:15, ka njoftuar zyra për media e presidencës.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës, duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit