Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar se ka kaluar një fundvit i veçantë në mesin e miqve të jashtëzakonshëm nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Osmani ka shkruar në Facebook se për disa çaste shijuanë magjinë e plotë të festave të fundvitit.
“Stolisëm bredhin, kënduam e vallëzuam bashkë me vajzat e shkollës së vallëzimit Tika Dance, e u shoqëruam me babadimrin Jusuf Islami. Një përmbyllje e vitit ndryshe, por aq e ëmbël dhe e mbushur me dëshirat më të mira e plot dashamirësi. Secili prej fëmijëve, një botë magjike dhe e pasur me ëndrra shumë. Do të shihemi shumë shpejtë edhe me aktivitete të tjera ku do të tregoni potencialin tuaj të jashtëzakonshëm. Dua, Anda dhe unë ju falënderojmë për këto çaste kaq të bukura. Ju duam shumë”, ka shkruar ajo.
Video: KETU