15.5 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Osmani ia “ripotencon” Hovenier-it: Masat e BE-së të padrejta e duhet të hiqen

- Advertisement -

Në takim e rregullt javor mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, temë bisedimi ishin edhe masat ndëshkuese (fjalë e përzbutur për ‘sanksione’) që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj vendit qysh në fund të qershorit të vitit të kaluar.

Osmani e jep si të mirëqenë se meqenëse Kosova ka organizuar referendum për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri të Kosovës, edhe arsyeja e të qëndruarit të masave ndaj Kosovës është shuar

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Komunikata e plotë:

🇽🇰🇺🇸 | Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit, me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato.

Në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit