Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pasi ka ballafaquar Vuçiqin me krimet e kryera në Kosovë gjatë kohës kur ai ishte ministër i propagandës, i ka kërkuar atij të tregoj shenja humaniteti, duke kërkuar falje publikisht.
“z. Vuçiq, mu këtu merr pak kohë dhe kërkoju falje. Tregoju të gjithëve që ke së paku një të shenjë të humanitetit që ka mbetur në ty”, ka thënë Osmani.