Është koha për të sjellë lehtësim të menjëhershëm si për popullin e shumëvuajtur të Gazës, ashtu edhe për pengjet e shumëvuajtur dhe familjet e tyre. Ka ardhur koha për të përfunduar marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve dhe të arrestuarve”.
Kështu kanë deklaruar liderët e tri vendeve që ishin përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza, SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit.
“Ne të tre dhe ekipet tona kemi punuar pa u lodhur gjatë shumë muajve për të krijuar një marrëveshje kuadër që tani është në tryezë dhe kanë mbetur vetëm detajet e zbatimit për t’u përfunduar. Kjo marrëveshje bazohet në parimet e përshkruara nga Presidenti Biden më 31 maj 2024 dhe miratuar nga Rezoluta 2735 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nuk ka më kohë për të humbur dhe as justifikime nga asnjë palë për vonesa të mëtejshme. Është koha për të liruar pengjet, për të filluar armëpushimin dhe për të zbatuar këtë marrëveshje”, thuhet më tej në këtë deklaratë të përbashkët.