Osmani: Amerikanët më njoftuan se Qeveria Kurti refuzoi projektin e gazit amerikan

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë në emisionin Pressing, ka folur për projektin e gazit amerikan dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj kësaj iniciative.

Sipas Osmanit, administrata amerikane e ka konsideruar të rëndësishëm projektin e gazit LNG si pjesë të përpjekjeve për forcimin e sigurisë energjetike në Evropë dhe zvogëlimin e varësisë nga ndikimi rus. Ajo tha se, bazuar në informacionet që ka marrë nga pala amerikane, Qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin.

“Kur ka ardhur administrata Trump, projekti i parë që e ka ndërprerë ka qenë MCC, dhe jemi njoftuar se MCC ka vdekur. Kam shkuar në SHBA, jam takuar me shumë zyrtarë përfshirë edhe me kongresin, dhe pas insistimit të madh dhe takimeve të gjagta që ky projekt të vazhdojë për Kosovën, jam njoftuar me shkrim që për Kosovën ta vazhdojnë projektin, projektin MCC. Megjithatë jemi njoftuar në atë takim, dhe shumë të tjera, që interesimi kryesor amerikan është për gazin LNG. Në një kohë kur SHBA po tentojnë ta rrisin sigurinë e Evropës nëpërmjet edhe sigurisë energjetike, në vend të ndikimit rus, është e pafalshme që Kosova t’i thotë jo projektit të gazit amerikan. Sipas informatave që ne i kemi ashtu ka qenë përgjigja. Në korrik kur unë jam takuar me zyrtarë të DASH-it, ata pastaj kanë ardhur me takime në Kosovë, dhe unë jam njoftuar që në Kosovë kanë marrë përgjigje negative nga qeveria Kurti. Po flas për korrik 2025. Mu më kanë njoftuar pala amerikane që përgjigja që kanë marrë nga qeveria Kurti është që ata nuk e shohin lidhjen me gazin amerikan si çështje të sigurisë nacionale, në fakt më është thënë sepse s’kam qenë, që qeveria Kurti atyre u ka thënë që lidhja me Amerikën e dëmton sigurinë nacionale të Kosovës, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovës”, deklaroi Osmani.

Të ngjashme

Të fundit