Elgit Doda dhe Klea Huta janë një ndër çiftet më të konsoliduara shqiptar. Mirëpo, duket se gjërat mes tyre nuk shkojnë gjithmonë mirë. Kjo pasi këngëtari është shumë i angazhuar kohët e fundit me koncerte. Ai bashkë me vëllezërit Veshaj janë çdo fundjavë në qytete të ndryshme. Mesa duket Klea është lodhur nga kjo situatë dhe plot të qeshura i ka kërkuar të shoqit të bëjë një zgjedhje mes tyre.
“E vërteta është që bashkëshortin tim nuk e shoh më në shpi jo vetëm për shkak të koncerteve por per shkak të këtyre të dyve, ia kam thënë shumë shpesh që do të firmosësh diçka, dhe sot i kam sjellë letrën e divorcit.

I kam thënë që nëse e nënshkruan letrën do të ndahesh me mua dhe do të rrish me ata të dy, nëse nuk e nënshkruash do të rrish me mua”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid.
