16.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

OSBE: Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gatshme dhe të sigurta

- Advertisement -

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë të ditur se institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen të dielën më 12 tetor, janë të gatshme dhe të përgatitura për procesin zgjedhor.

Kreu i misionit të OSBE-së, Gerard McGurk, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë treguar se janë të përgatitur për zgjedhjet e së dielës.

“Jam i lumtur që të dy institucionet më kanë siguruar se janë të gatshme dhe të përgatitura për zgjedhjet e së dielës”, tha ai.

McGurk ka shtuar se gjatë këtyre javëve kanë punuar edhe me Komisionin e Pavarur të Mediave dhe me Radio Televizionin e Kosovës (RTK) për të promovuar aftësitë mediatike të qytetarëve.

Të ngjashme

Të fundit