Orinda Huta sqaron deklaratën për divorcin: “Martesa kërkon përpjekje, por jo në kurriz të dinjitetit”

- Advertisement -

Orinda Huta ka reaguar pas diskutimeve që shkaktoi deklarata e saj për martesën dhe divorcin, duke sqaruar më tej qëndrimin e saj për marrëdhëniet në çift.

Pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, Orinda kishte folur gjatë puntatës së së shtunës për rëndësinë e angazhimit në martesë dhe mënyrën se si çiftet duhet t’i përballojnë krizat në një marrëdhënie.

Pas reagimeve që pasuan deklaratën, ajo publikoi një sqarim në Instagram Story, duke theksuar se nuk e sheh divorcin si zgjidhjen e parë kur një martesë kalon vështirësi.

“Unë nuk jam pro divorcit si zgjidhje të parë. Besoj se të rinjtë sot duhet ta marrin më seriozisht martesën dhe angazhimin që ajo kërkon. Një marrëdhënie nuk është vijë e drejtë. Ka kriza, vështirësi dhe momente që kërkojnë durim, përkushtim dhe përpjekje nga të dyja palët”, ka shkruar ajo.

Sipas Orindës, vështirësitë nuk duhet të çojnë menjëherë në heqjen dorë nga marrëdhënia, por kjo nuk nënkupton se çdo martesë duhet të ruhet me çdo kusht.

“Nuk mund të heqim dorë sa herë gjërat bëhen të vështira. Por të luftosh për martesën nuk do të thotë të pranosh mungesën e respektit apo të sakrifikosh dinjitetin”, ka shtuar ajo.

Me këtë reagim, Orinda ka bërë të qartë se qëndrimi i saj lidhet me nevojën për më shumë përgjegjësi, durim dhe përpjekje të përbashkët në martesë, por gjithmonë duke ruajtur respektin reciprok dhe dinjitetin personal.

Deklarata e saj vendos kështu theksin te balanca mes përkushtimit ndaj marrëdhënies dhe kufijve që nuk duhet të tejkalohen në emër të ruajtjes së saj.

Orinda Huta sqaron deklaratën për divorcin: “Martesa kërkon përpjekje, por  jo në kurriz të dinjitetit” - Gazeta Express

 

Të ngjashme

Të fundit