7.5 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Organizatori i protestës: Albin, dorëhiqu ose kërko falje

- Advertisement -

Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë po mbahet protesta kundër kryeministrit Kurti dhe deklarimeve të tij glorifikuese për kriminelin e luftës, Oliver Ivanoviq.

Një nga organizatorët e protestës, teksa foli para të pranishmëve tha se fjalimi i Kurtit ishte dëshmi se si një kryeministër shkel mbi historinë e popullit të vet.

“Fjalimi i Kurtit, ishte një rast i shëmtuar, se si një kryeministër shkel mbi historinë e popullit të vet. Mjaftë më me lojëra të shëmtuara dhe kompromise, që përkthyer në shqip janë tradhëti dhe vetëm tradhti. Me atdheun e lirinë tonë nuk bëhet tradhëti. Duam t’i themi secilit politikan, pa dallim partie, se nëse nuk jeni të aftë të mbroni këtë vend, dorëhiquni, mos na torturoni në mënyrë të përsëritshme”, tha ai.

Ai tha se Kurti, ose duhet të dorëhiqet, ose të kërkojë falje.

“Ky popull që ti e ke ofenduar, nuk harron. Nëse vazhdon të amnistohet Ivanoviqi, do të jemi zëri më i fuqishëm që ka parë Kosova. Albin, dorëhiqu ose kërko falje”, tha tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit