22.6 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

“Organizatë kriminale”, deputeti i VV-së i quan robot deputetët e Listës Serbe

- Advertisement -

Sipas deputetit të partisë në pushtet, Arbër Rexhaj, Lista Serbe sot ndodhet nën ndikim të Beogradit zyrtar, dhe se sipas tij, është koha që në Kosovë të vijë një frymë e re.

Rexhaj në Politiko e ka quajtur organizatë kriminale, Listën Serbeve, dhe deputetët e saj “robot”.

Ai tha se deputetë të kësaj partie, edhe pse pjesë e Kuvendit të Kosovës, merrnin urdhra nga Beogradi.

“Unë komplet i quaj kriminela. Lista Serbe komplet është organizatë kriminale. Unë s’po e mohoj. Unë dua ta shoh dallimin në aspektin politik. Lista Serbe sot është një listë e vetme, i ka disa robotë që vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe ku Beogradi zyrtar iu thotë bëjë këtë, dhe ata e bëjnë. Lista Serbe sot është kryekëput nën ndikim të Beogradit. Sot, në Kosovë duhet të vijë një frymë e re, e nisur nga Kurti. Këtu ka ndodhur një vrasje, dhe vrasja e Oliver Ivanoviqit do të thotë shumë edhe për Serbinë, sepse indikacionet çojnë që ai është vrarë nga Serbia. Iniciativa e Kurtit, edhe pse nuk është sot populiste dhe shihet me sy kritik, është e qëllimshme. Realisht, është rrugëtimi i ri, ku ne u bëjmë thirrje serbëve të Kosovës për ta pa Kosovën si pjesë të saj, pa Asociaciacion një etnik, pa ndarje të Kosovës dhe pa konsensione”, tha tutje Rexhaj në Politiko.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit